Kirby: Gjykimi i Ivanoviqit nuk rrezikon dialogun

Lajme

Kirby: Gjykimi i Ivanoviqit nuk rrezikon dialogun

Më: 23 janar 2016 Në ora: 15:55

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Michahel Kirby tha sot se vendimi ndaj liderit të Iniciativës Qytetare Serbe (SDP), Oliver Ivanoviq, nuk do ta rrezikojë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ai është optimist se dialogu do të rifillojë.

“Unë jam shumë optimist se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë. Gjatë këtij dialogu do të ketë çështje të reja, por është e rëndësishme për Serbinë për të ecur përpara, për të gjetur një mënyrë për të jetuar me shqiptarët dhe për të vazhduar rrugën drejt Bashkimit Evropian . Unë mendoj se Qeveria është serioze dhe se dëshiron të ecë përpara, kështu që kjo nuk do ta rrezikojë dialogun”, ka thënë Kirby para gazetarëve në Beograd.

Kibry bashkëpunimin në mes Serbisë dhe SHBA-ve pas përfundimit të mandatit të tij e përshkroi si “të mirë” dhe shoti se SHBA ishte e gatshme të jetë një mike e mirë me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat