Fakte që mund të mos i keni ditur për Oliver Ivanoviqin - Bota Sot
Fakte që mund të mos i keni ditur për Oliver Ivanoviqin

Lajme

Fakte që mund të mos i keni ditur për Oliver Ivanoviqin

Më: 24 janar 2016 Në ora: 12:33

Serbi Oliver Ivanoviqi, i cili nga Gjykata Themelore në Mitrovicë u dënua me 9 vjet burgim për krime lufte në Kosovë ka një biografi interesante.

Historinë jetësore e politike të Oliver Ivanoviqit nga lindja e deri te dënimi për krime lufte e sjell Kallxo.com dhe mund ta lexoni më poshtë:

Oliver Ivanoviq u lind në Pejë më 1 prill 1953

Ivanoviqi u bë kadet në Akademinë Ushtarake të Zagrebit

Nga Zagrebi u kthye në Kosovë. U diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Mitrovicë

Ivanoviq e flet mirë gjuhën shqipe

Ivanoviq është kampion i karatesë në Kosovë

Kjo e kualifikoi atë për t’u bërë instruktor dhe gjyqtar ndërkombëtar i karatesë.

Para luftës ishte president i Klubit të Karatesë “Trepça” në Mitrovicë

Aktivitetin politik e nisi, në vitin 1999, me një kërkesë nga “Rojat e Urës”

“Rojet e Urës” e ftuan Ivanoviqin për t’i trajnuar si mjeshtër i karatesë

Në 1999 u bë anëtar i Këshillit Kombëtar Serb, SNV, e më vonë president i bordit ekzekutiv.

U shkarkua pas dy viteve kur u bënte thirrje serbëve të Kosovës të merrnin pjesë në zgjedhjet në Kosovë.

Në vitin 2001, ai nisi krijimin e Trupit Koordinues, organizata zyrtare e qeverisë serbe

Ivanoviq ishte deputet i Kuvendit të Kosovës nga 2001- 2004

Si deputet u bë edhe anëtar i kryesisë së Kuvendit

Oliver Ivanoviq është lider i Partisë “Liri, Demokraci, Drejtësi”

Kur Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, Ivanoviq tha: “Nëse Kosova bëhet e pavarur, ajo do të ngelet pa serbë”.

Në vitin 2008 Ivanoviq u bë Sekretar i shtetit në Ministrinë Serbe për Kosovën

Viteve të pasluftës Ivanoviq edhe për institucionet e Kosovës edhe të Serbisë

Në vitin 2013 kandidoi për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në ato zgjedhje humbi garën nga Krstimir Pantiq i “Listës Serbe”

Ivanoviq u arrestua në vitin 2014 për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë

Ai akuzohej për vrasje, dëmtim prone dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës

Aktakuza iu ngrit më 11 gusht 2014

Sa ishte në paraburgim, ai hyri në grevë urie në kërkim të mbrojtjes në liri

Në gjykimin ndaj tij dëshmoi edhe ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Dëshmitarët thanë së gjatë luftës e kanë parë me uniformë dhe të armatosur

Gjykimi i tij pati shumë lot nga dëshmitarët që ishin prezentë në çastet kritike të krimeve në veri.

Dëshmitari Isa Mustafa tha se ishte i pranishëm në ditën kritike në jug në vitin 1999 dhe e pa aty Oliver Ivanoviqin

Ivanoviq u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1999 me 9 vjet burg

Edhe pse u dënua më pesë vite burgim, Ivanoviq u la në arrest shtëpiak.

Ivanoviq u gjykua nga një trup i gjykatësve ndërkombëtarë të EULEX-it

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...