Mustafa: Opozita më mirë të pranojë se kishte kauzë false - Bota Sot
Mustafa: Opozita më mirë të pranojë se kishte kauzë false

Lajme

Mustafa: Opozita më mirë të pranojë se kishte kauzë false

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 22:48

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se opozita edhe përkundër dëmeve që ia shkaktoi vendit për një periudhë të gjatë, është më mirë të pranojë se kishte kauzë false e të kthehet në Kuvend.

Sipas Mustafës, opozita është më mirë të pranojë gabimet se sa të insistohet në gabime për ta dëmtuar vendin.

“Lidershipi nuk matet me atributet që liderët dhe vartësit e tyre ia përshkruajnë vetvetes por nga vlerësimi i qytetar për dhunën dhe plagët që po i shkaktohen Kosovës nga sjelljet e tilla. Kosova nuk e meriton dhunën. Policët e Kosovës, djemtë tanë, shumica luftëtarë të këtij vendi, nuk ka askush të drejtë ti gjuaj dhe ti plagosë me gurë e t’ua vë flakën me shishe molotovi. Nëna e baballarë, motra e vëllezër, mos lejoni që djemtë e vajzat tuaja, motrat e vëllezërit tuaj të kryejnë veprime të tilla. Njerëzit që u përgjakën me gurë, janë bijtë e këtij vendi”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social facebook.

Ai ka shkruar se Kosovës i nevojitet opozitë demokratike, opozitë e argumenteve.

“Njerëzit e opozitës sonë mund të jenë të tillë. Por , duhet të heqin dorë nga dhuna!”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...