Kerry: Kosova po shkon mirë dhe ju duhet të vazhdoni të punoni

Lajme

Kerry: Kosova po shkon mirë dhe ju duhet të vazhdoni të punoni

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 14:33

Sekretari amerikan, John Kerry, ka folur në momentin kur ka kryer takimet me shoqërinë civile në qendër të Tiranës.

I pyetur nga Klan Kosova për gjendjen në Kosovë, ai ka thënë se ka një porosi për Kosovën.

“Kosova po shkon mirë dhe ju duhet të vazhdoni të punoni për të ecur përpara”, ka thënë shkurt Kerry.

Sekretari amerikan ka pasur sot gjatë ditës takime me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Rama dhe kryetarin e Opozitës Lulzim Basha, por në asnjë paraqitje nuk është përmendur Kosova.

Në fokus të vizitës kanë qenë reformat në drejtësi dhe rruga e Shqipërisë në integrimet euroatlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat