Flet Sadik Musaj: Ramushi erdhi me ‘ushtri’ dhe na sulmoj (Video)

Lajme

Flet Sadik Musaj: Ramushi erdhi me ‘ushtri’ dhe na sulmoj (Video)

Nga: H.O. Më: 15 shkurt 2016 Në ora: 09:19

Një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte plagosur në një shkëmbim zjarri, nga një rivalitet mes dy familjeve, si kundërshtarë politikë, atyre të Haradinajve dhe Musajve. Këta të fundit ishin përkrahës të Bujar Bukoshit.

Sic raporton AP, sulmi ngre shqetësim rreth dhunës politike brenda bashkësisë etnike shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale të planifikuara për në tetor të vitit 2000.

Ramush Haradinaj një ish-komandant i kthyer në politikan i UÇK-së, mbërriti me kushëririn e tij në shtëpinë e kundërshtarëve të tyre dhe filloj një përleshje me armë.

Gjatë të shtënave u qëlluan një makinë e parkuar jashtë ndërtesave të shtëpisë dhe muret përreth ishin mbushur me vrima plumbash.

Besohet Ramush shkoi me përkrahësit në shtëpi për të fituar pikë të vjetra.

Mbështetësit e Bukoshit në familjen Musaj ishin të armatosur vetëm me armë të lehta, por një i familjes arriti të kap një granatë dore nga burrat e Ramushit dhe filloi atë me ta, duke plagosur Ramushin.

Ramush udhëheq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Bukoshi është gjithashtu një ish komandant dhe është një ish-Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, kur ajo ishte në mërgim para luftës.

Në këtë video mund të dëgjoni rrëfimin e Sadik Musajt për ngjarjen e ndodhur në vitin 2000. Sadik Musaj mbeti i vrarë në vitin 2005 në një rrugë të Pejes, nga një atentat i bërë ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat