Del nga pista një aeroplan, Aeroporti i Prishtinës shpallet i mbyllur (Foto/ Video)

Lajme

Del nga pista një aeroplan, Aeroporti i Prishtinës shpallet i mbyllur (Foto/ Video)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 20:22

(E plotësuar) - Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines, i linjës Amerikë-Turqi-Prishtinë sonte ka dal nga pista në Aeroportin e Prishtinës, si pasojë e të reshurave të shiut.

Lajmin e ka bërë të ditur një pasagjere, e cila ka thënë se ata nuk po lejohen të dalin nga aeroplani.

Sipas saj, në vendin e ngjarjes ka dal njësia e zjarrfikësve dhe për fat nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zyrtarja e aeroportit Valentina Gara përmes një deklarate.

"Ju konfirmojme se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur nje aksident minor ne aterim i cili fatmiresisht nuk ka rezultuar ne ndonje te lenduar, me kete rast aeroporti shpallet i mbyllur per nje afat kohor prej disa oresh deri ne perfundimin e hetimeve fillestare teknike."


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat