Ja kush janë zv.kandidatët e Donald Trump dhe lidhjet e tyre me shqiptarët? (Foto)

Lajme

Ja kush janë zv.kandidatët e Donald Trump dhe lidhjet e tyre me shqiptarët? (Foto)

Nga: Fitim Dika Më: 11 maj 2016 Në ora: 09:01

Gara për kandidatë presidencial në SHBA shkon drejt fundit. Nëse në kampin demokrat ka akoma disi dyshime, në kampin republikan është vendosur se do kandidojë Donald Trump. Tani me shumë vëmendje pritet publikimi i emrit të zv.kandidatit që me siguri mund të sqaronte politikat të pazakonta të tij. Në deklaratën për agjencinë e lajmeve AP, kandidati republikan tha se “ka pesë ose gjashtë kandidatë, mes tyre edhe Chris Christie. Por akoma se kam caktuar,” duke bërë publik vetëm një emër, përcjell botasot.info.

Chris Christi

Por kush është Chris Christi?

Ai ka qenë pas 2001 Prokuror Federal dhe ka bindur shumë amerikanë se është figurë potente për të mbrojtur vendin nga terrorizmi. Ka qenë pjesë e gjykimit të tre vëllezërve shqiptarë Duka, që sëbashku me dy të tjerë u dënuan me burgim të perjetshëm pas akuzave për përgatitjen e një sulmi në Fort Dix. Pikërisht këtu ai tha se “në bashkëpunim me Komunitetin Musliman Amerikan, do punojë për çrrënjosjen e frikës nga terrorizmi Islamik.” Si guvernator në New Jersey ai njihet mjaft mirë me komunitetin shqiptar.

Megjithatë ai akuzohet edhe për mbylljen e urave në New York, ku një këshilltare e tij ka kërkuar pranë autoritetit menaxhues të rrugëve të shtetit, të mbyllë disa rrugë për “riparime”, me synimin që të sabotohej një kryebashkiak demokrat që nuk e pati mbështetur guvernatorin në zgjedhjet e vjeshtës së kaluar. Christi e pezulloi këshilltaren, duke u mbrojtur se nuk ka pasur njohuri për të.

Kandidatë tjerë zëvendës të Trumpit, sipas mediave prestigjioze botërore shikohen edhe guvernatorja e New Mexios, Susana Martinez; guvernatori i Ohajos, John Kasish, ish kandidati republikan Marco Rubio, senatori Rob Portman, guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, Brian Sandoval, Rick Scott, kanidati Ted Cruz, guvernatorja e IOWA-s Joni Ernst, senatori i Teksasit Rick Perry dhe ish guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin.

John Kasish

Prej tyre çeko-kroati Kasish ka folur njëherë për Kosovën, duke mohuar intervenimin e NATO-s në Jugosllavi me prektekstin se “intervenimet ushtaraka nuk janë zgjidhja e duhur, por dialogu.”

Joni Ernst

Senatorja Joni Ernst në anën tjetër njihet si mike e shqiptarëve. “E them nga zemra se eksperianca që kam pasur me shqiptaret dhe shqiptarët nga Kosova, kanë lënë një impakt të madh në jetën time,” tha Ernst gjatë hapjes së konsulatës së Kosovës në IOWA. Ajo foli me dashamirësi për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

Sarah Palin

Sarah Palin është ish zv.kandidate e një pro-shqiptari John McCain, që ka vizituar Kosovën në 2009. Duke falenderuar ushtararët amerikanë në lidhje me Kosovën ajo u ndal te bukuritë natyrore. “Këtu në Kosovë është absolutisht shumë bukur. Natën e kaluar tentova të ngjis këto kodra e male. Këtu ka male mjaft të bukura dhe një perëndim të mrekullueshëm të diellit.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat