Prishtina përgatitet për mysafirët nga Shqipëria (Foto)

Lajme

Prishtina përgatitet për mysafirët nga Shqipëria (Foto)

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 16:57
Përgatitet për mysafirët nga Shqipëria

Hapësira para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” sot ka pasur më shumë zhurmë sesa ditëve tjera.

Në këtë vend gjatë tërë ditës punëtorë kanë pastruar dhe kositë barin. Kjo është bërë disa orë para se në Prishtinë të zbarkojnë mysafirë nga Shqipëria.

Në Prishtinë do të qëndrojë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bashkë me kabinetin e tij qeveritar.

Rama dhe ministrat e tij do të jenë mysafirë të Isa Mustafës dhe ministrave të Qeverisë së Kosovës.

Në Prishtinë do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive. Në të do të nënshkruhen disa marrëveshje mes dy shteteve.

Është hera e tretë që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkëta.

Një mbledhje është mbajtur në Tiranë ndërsa tjetra në Prizren.

Image
Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat