Komandanti i KFOR-it në xhaminë e Prizrenit, uron Ramazanin

Lajme

Komandanti i KFOR-it në xhaminë e Prizrenit, uron Ramazanin

Më: 9 qershor 2016 Në ora: 13:00
Guglielmo Luigi Miglietta

Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, gjatë një vizite në Prizren, u takua me përfaqësues vendorë të Bashkësisë Islame në Xhaminë e Sinan Pashës në Prizren.

Siç thuhet në një komunikatë, komandanti i KFOR-it shpreh urimet për komunitetin islamik për fillimin e muajit të Ramazanit.

Gjeneral Miglietta ka theksuar se prania e KFOR-it është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat