Robert Bosch: Zvicër vs Shqipëri, apo Kosovë vs Kosovë

Lajme

Robert Bosch: Zvicër vs Shqipëri, apo Kosovë vs Kosovë

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 19:15
Robert Bosch

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e ka cilësuar ndeshjen mes Zvicrës e Shqipërisë, si një ndeshje “Kosovë vs Kosovë”.

Ai në llogarinë e tij në Twitter ka postuar një fotografi duke shikuar ndeshjen bashkë me ambasadoren e Kosovës në mbretërinë holandeze, Vjosa Dobrunën.

“Bashkë me ambasadoren e Kosovës duke shikuar Shqipërinë kundër Zvicrës, apo pak a shumë Kosovën kundër Kosovës. Ndeshje e bukur”, ka shkruar Bosch në Twitter.

Siç shihet nga fotoja, ambasadorja mbante plis në kokë, derisa bashkë me ish-homologun po shijonin birrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat