Reagimi prekës i babait kur mëson se i biri 4-vjeçar është vrarë në Nisë

Lajme

Reagimi prekës i babait kur mëson se i biri 4-vjeçar është vrarë në Nisë

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 21:23
Reagimi prekës i babait kur mëson se i biri 4-vjeçar është vrarë në Nisë

Duart të ngritura në qiell nga shatisja, ky është momenti kur një baba merr vesh se djali i tij katër-vjeçar dhe gruaja janë vrarë në masakrën e Nisës.

Tahar Mejri kërkoi me dëshpërim nëpër qytet për djalin e tij Kylian pasi trupi i gruas së tij Olfa Bent Souyah Khalfallah u gjet në Promenade des Anglais fill pas masakrës.

Z. Mejri ulëriti ‘ata të dy, ata të dy’ jashtë Spitalit Pasteur në veri të qytetit pasi tmerri i asaj që kishte ndodhur u bë i qartë.

Gruaja dhe djali i tij janë mes 84 personave që humbën jetën kur Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeç, hyri me kamion ndërmjet turmës që po shihte fishekzjarret e Ditës së Bastijës.

Më poshtë, në video shihet edhe momenti i tmerrshëm kur një mama ulëret “vajza ime, vajza ime” pasi kamioni që drejtohet nga terrroisti Mohamed Lahouaiej Bouhlel nisi të shtypë turmën e njerëzve në Nisë, duke vrarë të paktën 84 persona.

Video shokuese tregon viktimat teksa ulërasin ndërkohë që hidhen anash rrugës ndërkohë që kamioni i bardhë vërshonte drejt njerëzve të pashpresë të cilët ishin mbledhur për të festuar Ditën e Bastijës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat