Tmerr në parkingun e pishinës, vret gruan dhe vajzën e më pas edhe vetën

Lajme

Tmerr në parkingun e pishinës, vret gruan dhe vajzën e më pas edhe vetën

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 17:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person i armatosur ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, e më pas ka qëlluar dhe veten në një parking të një pishine.

Policia u thirr në  Kompleksin Kalaja Sportive në Spalding, në Lincs, rreth orës 9 të mëngjesit, pasi u dëgjuan të shtënat, transmeton Bota Sot.

U konfirmuar se incidenti nuk kishte të bëjë me terrorist por me një mosmarrëveshje në familje.

Një person anonim që ishte në një lokal aty afër, tha për Sky News:”Nga ajo që kuptova, një burrë qëlloi familjen e tij dhe veten”.

Ende nuk është e konfirmuar por thuhet se janë gjetur tre persona të vdekur, prej tyre dy femra dhe një mashkull dhe policia nuk  po heton nëse ishte edhe dikush i lidhur me incidentin.

Një person, që provoi t’i shpëtonte dy viktimat, tha për ‘The Telegraph: “Rreth orës 9 u dëgjuan 3 të shtëna, derisa unë po punoja në ndërtesë. U afrova tek parkingu, kapërceva gardhin dhe shkova për të ndihmuar”.

“Kur arrita, isha vetëm unë dhe djali i pishinës që po përpiqeshim t’i ndihmonim të shpëtonin”.

“Ishim tre persona të lënduar. Dukej se personi i kishte qëlluar dy femra dhe më pas veten”.

“Ishte një burrë, një grua dhe një vajzë e re. Dukej të ishin familje”.

“Njeriu ishte tashmë i vdekur. Gruaja më e vjetër dukej e lënduar keq, ndërsa vajza më e re nuk dukej dhe aq keq”.

“Do të thoja se e reja ishte rreth 20 vjeç, gruaja tjetër rreth 40, ndërsa burri i ndjerë mbi të 40-tat”.

Një person që banon aty afër, tha se në atë zonë ka shumë raste të vjedhjeve, andaj ka menduar se edhe incidenti ka të bëjë me diçka të tillë.

Autoritetet thanë se ky është një incident tragjik në  familje, që la të  vdekur të tre anëtarët./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat