VV konfirmon sulmin ndaj Hysenit: T’i ndalë deportimet nga Kosova

Lajme

VV konfirmon sulmin ndaj Hysenit: T’i ndalë deportimet nga Kosova

Nga: Gresa Bajraktari Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:13
Pamje nga video

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se aksioni i sulmit me ngjyre ndaj veturës zyrtare të ministrit të Brendshëm Skendr Hyseni është kryer nga aktivistëve  të saj.

Përmes një postimi në Facebook, ku kanë publikuan dhe videon e sulmit, kjo lëvizje thotë se aksionini është bërë për të kundërshtuar deportimet nga Kosova të aktivistëve të saj, transmeton Bota Sot.

Me këtë veprim, VV i ka bërë thirrje Hysenit që ti ndal këto veprime.

Ky është njoftimi i plotë i VV-së:

Skënder Hyseni t’i ndalë menjëherë deportimet nga Kosova

Urdhrat që ndalojnë lirinë e lëvizjes, hyrjen dhe qëndrimin në Kosovë të qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, janë urdhra me prapavijë politike dhe të padrejtë. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, duke urdhëruar dëbimin nga Kosova për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të cilët nuk kanë shkelur asnjë ligj po bën gabime të rënda politike. Policia dhe institucionet e rendit të drejtuara prej tij po shkelin të drejtat e liritë e njeriut, madje edhe ligjet e Kosovës duke përndjekur aktivistët e Lëvizjes me origjinë nga Shqipëria.

Për këto arsye, sot ne kemi gjuajtur me ngjyrë veturën e tij gjatë një aksioni simbolik nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndalimin e hyrjes në Kosovë për Dejona Mihalin, e më herët deportimet e aktivistëve Boiken Abazi, Arbër Zaimi, Dejona Mihali dhe Bashkim Rodoni, kjo qeveri po i bën në kohën kur strukturat kriminale të Serbisë enden të lirë nëpër Kosovë, madje me përcjellje të policisë.

Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të urdhrit të ndalimit për Dejona Mihalin e Boiken Abazin, si dhe ndaljen e persekutimit të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Republika e Shqipërisë. Përndryshe aksionet tona nuk do të ndalen me kaq!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat