Ivanoviq porositë serbët nga burgu: Formojeni Asociacionin, menjëherë

Lajme

Ivanoviq porositë serbët nga burgu: Formojeni Asociacionin, menjëherë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 08:45
Oliver Ivanoviq

Lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq, me një deklaratë nga burgu dhënë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” dhe gazetën “Jedinstvo”, e cila botohet në veri të Mitrovicës, ka kërkuar nga liderët serbë që vetë ta formojnë “Zajednicën”, pasi që, sipas tij, këtë nuk do ta bëjë Prishtina.

Sipas tij, pritjet që Prishtina ta formojë Bashkësinë e Komunave Serbe janë të kota, andaj ka porositur që hapin e parë për formimin e “Zajednicës” ta bëjnë vetë serbët.

Në një deklaratë në formë të shkruar, të cilën ua ka dërguar nëpërmes përfaqësuesit të vet agjencisë serbe të lajmeve “Beta” dhe gazetës “Jedinstvo” në veri të Mitrovicës, Ivanoviq këmbëngul se Prishtina kurrë nuk do ta formojë “Zajednicën”, për shkak, siç ka thënë ai, “ka probleme të brendshme dhe një opozitë të fuqishme, e cila nuk është e madhe për nga numrat, por llogarit në mbështetjen e popullatës shqiptare të frustruar, gjë që paraqet problem serioz për pushtetin aktual në Prishtinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat