Kryetari shqiptar “çmend” mediat në Serbi!

Lajme

Kryetari shqiptar “çmend” mediat në Serbi!

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 16:33
Shqipërim Arifi

Kjo ndodhë vetëm në shtetin tonë. Funksionari në Serbi nuk e flet asnjë fjalë serbisht?! Është ky titulli i disa gazetave ne Serbi të cilat janë “çmendur” pse kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi nuk flet gjuhen serbe.

Mediat serbe duke ju referuar një bisede te parin e Preshevës Shqipërim Arifi i cili është një poliglot (pos shqipes, ai njeh se paku katër gjuhë botërore, gjermanisht, anglisht, frëngjisht, turqe..)  dhe ja, rastësisht ai nuk flet gjuhen serbe kane shkruar se “kjo ndodhe vetëm ne shtetin tonë. Funksionari ne Serbi nuk e flet asnjë fjalë serbisht”

“Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, udhëheqës i Alternativës për Ndryshim (APN) thotë ka pohuar për “Presheva jonë” se  “jam pak gjerman e më shumë shqiptarë” dhe se gjuhën  serbe nuk e flet…” shkruar  gazeta serbe Alo.

Kryetari i Preshevës serbisht as “vi”, gjermanishten “Richtig”. Sipas Arifit “shqiptaret etnik ne Preshevë dhe Lugine janë përjashtuar plotësisht nga të gjitha projektet e zhvillimit, edhe në qoftë se ata janë shumë të vogla. Ai thotë se pala shqiptare lëvizur topin në anën tjetër, dhe se populli serb dhe qeveria serbe duhet të kuptojë se udhëtimi i përbashkët në Evropë ishte mesazhi që partia e tij ka dërguar para dhe pas zgjedhjeve.

Nga kjo bisedë Shqipërim Arifi  veten e quan “pak gjermane e më shumë shqiptarë”,. Ai madje serbisht s ja bën “vi” i cili qysh tash ka filluar te mësoj gjuhën serbe. Kjo u dëshmua aty për aty deri sa pritnim për takim ne kabinetin e tij. Kur vinin delegacionet serbe  nga Beogradi, Nishi apo Vranja  bashke me kryetarin i pranishëm kishte një përkthyes, kurse kur arrinin delegacionet e huaja, ato gjermane, austriake, amerikane ai merrej vesh me ta si ne shqip, ja jepte “refal” gjermanishtes “richtig” apo anglisht. Nga gjitha këto takime , Shqipërim Arifi duket se për nga puna te jete  gjerman, për nga “muhabeti”  dhe emri  i tij  shqiptar.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, udhëheqës i Alternativës për Ndryshim (APN), e themeluar një vit e gjysmë më parë i cili ndanë pushtetin me partinë Riza Halimit (PVD),  ne një bisede për  agjencinë e lajmeve “Presheva Jone” ka deklaruar se beson se “ëndrra e shqiptareve me shekuj te terë për Shqipërinë e Madhe nuk mund t ju merret asesi..”

“Njerëzit janë duke përdorur nëntëdhjetave mekanizëm demokratik, që e referendumit, votuan për ndarjen e Preshevës dhe aneksimit të Kosovës. Kjo ishte gjate viteve te nëntëdhjeta, por ne aktualisht jemi pjesë e Republikës së Serbisë”, ka thënë Arifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat