Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ideatori i krimeve serbe në Gjilan ka qenë Gjura Laziq.
Madje Kajtazi ka sjellë edhe disa foto, të cilat janë realizuar gjatë marsit në vitin 1999 në kafenenën “Jelen” në Gjilan.
“Ideator i krimeve ne Zheger dhe ne malesine e Karadakut, por edhe ne Komunen e Gjilanit eshte Gjura Laziq. Ky ka organizuar sjelljen e vellnetarve nga Serbia. Fotot jane gjate marsit 1999; gjenerali Pavkoviq me Gjura Laziqin ne kafenene "Jelen"ne Gjilan”, shkruan Kajtazi në Facebook.BS