Veseli nënshkruan në Librin e Zisë për viktimat në Shkupi

Lajme

Veseli nënshkruan në Librin e Zisë për viktimat në Shkupi

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 gusht 2016 Në ora: 16:36
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot ambasadë e Maqedonisë për të nënshkruar në Librin e zisë për viktimat e vërshimeve.

Veseli ka thënë se ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e goditura nga kjo tragjedi natyrore dhe institucionet e këtij shteti fqinj

“Pranë ambasadës së Republikës së Maqedonisë, u nënshkrova në Librin e zisë, dedikuar viktimave nga vërshimet në rrethinën e Shkupit, me ç'rast në emrin tim dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreha ngushëllimet më të sinqerta për familjet e goditura nga kjo tragjedi natyrore dhe institucionet e këtij shteti fqinj”, ka shkruar Veseli në Favebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat