Kjo video do t’ua ngrijë gjakun në vena: Momenti i shembjes së dheut mbi një rrugë plotë me vetura

Lajme

Kjo video do t’ua ngrijë gjakun në vena: Momenti i shembjes së dheut mbi një rrugë plotë me vetura

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 23:37
Pamje nga videoja

Rrëshqitja e një sasie të madhe të dheut, ka bërë të mbulohet rruga dhe të bllokohet hyrja vetëm disa sekonda para se dy vetura të futeshin brenda tunelit.

Sipas zyrtarëve të qytetin Shanxi në pjesën veriore të Kinës, dy veturat kanë arritur të futen në sekondat e fundit në tunel, duke i shpëtuar kështu vdekjes së sigurt.

E gjithë kjo ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat e ndriçimit publik, ku shfaq momentin kur një pjesë kodrës së lartë afro 40 metra, fillon të shembet dhe të bie dheu në asfalt ku po lëviznin veturat.

Sipas autoriteteve kineze, kjo gjë e tmerrshme ka ndodhur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë prekur këtë pjesë të Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat