Lufta kundër xhihadizmit kibernetik, sfidë e vazhdueshme

Lajme

Lufta kundër xhihadizmit kibernetik, sfidë e vazhdueshme

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 14:09
Ilustrim

Mbyllja e mijëra faqeve në formë justifikimi apo nxitje të terrorizmit, siç është rasti i Twitter, është një masë paraprake por mbetet e pamjaftueshme për të parandaluar aktet e xhihadistëve kibernetikë, vlerësojnë ekspertët.

Nga njëra anë është shumë e thjeshtë për të rihapur faqe që rezultonin të mbyllur, por nga ana tjetër kjo politikë rrezikon t’i shtyjë më tepër përdoruesit drejt rrjeteve sociale më tepër konfidenciale, të koduar apo mjaft të sigurt, siç është rasti i (“darkweb” ose “deepweb”), pjesa e errët e internetit që nuk përdor motorët konvencionalë të kërkimit.

“Me mbylljen e më shumë se 235.000 faqeve, siç u njoftua nga Twitter, mund të ketë një lloj ndikimi por për një periudhë mjaft afatshkurtër”, thonë ekspertët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat