Sëmundja e blegtorisë, gjedhët e asgjësuara do të kompensohen

Lajme

Sëmundja e blegtorisë, gjedhët e asgjësuara do të kompensohen

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 11:26
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri bën të ditur se aktualisht pas vaksinimit të një pjese të madhe të gjedhit që rrezikoheshin nga sëmundja e dermatozës nodulare, ka filluar lëvizja e kontrolluar e gjedhit për në thertore. Ndërsa po merren masa për të kompensuar të gjithë fermerët për kafshët e asgjësuara.

Ekspertët e bujqësisë shpjegojnë se, kompensimi do të bëhet me krerë gjedhë, të cilat do të importohen nga një shtet ku racat janë të përshtatshme me kushtet shqiptare si Austria p.sh.

Sipas ministrisë së Bujqësisë, nga 1437 kafshë që rezultuan të prekura nga kjo sëmundje, 190 kafshë janë asgjësuar.

Ndërkohë ka filluar lëvizja e kafshëve nën monitorimin e drejtorive të bujqësisë në qarqe, ku tre qarqet më të prekura janë Dibra, Kukësi dhe Librazhdi.

Ekspertët shpjegojnë se gjatë këtyre muajve të embargos së konsumit të mishit të gjedhit, nuk rezulton rritje e sasisë së importuar, ndërsa mungesat janë kompensuar me produkte të tjera zëvendësuese si mishi i pulës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat