Arrest shtëpiak për drejtorin e Ndërmarrjes “Eco Higjiena”

Lajme

Arrest shtëpiak për drejtorin e Ndërmarrjes “Eco Higjiena”

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 15:04
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një muaji, ndaj të pandehurit S. R.

Në një njoftim për media thuhet se personi në fjalë në cilësinë e drejtorit ekzekutiv në Ndërmarrjen “Eco Higjiena” në Gjilan, dyshohet se ka përpiluar dhe falsifikuar vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin dhe shitjen e aseteve, të cilat asete janë shitur pa u vlerësuar dhe pa kurrfarë kriteri.

 “Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale: falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së. Gjithashtu gjykata ka vendosur që të njëjtit të i konfiskohet edhe dokumenti i udhëtimit pasaporta. Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat