Këta janë 86 personat që kërkohen nga Kosova në INTERPOL

Lajme

Këta janë 86 personat që kërkohen nga Kosova në INTERPOL

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 22:29
86 personat që kërkohen nga Kosova në INTERPOL

Organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, Interpol, që në vete numëron 190 vende anëtare ka një rubrikë të veçantë për kërkimin e personave që duhet të kapen nga policia dhe të dërgohen para ligjit.

Në rubrikën e personave të kërkuar, Kosova ende njihet si “Under UNMIK mandate KOSOVO”, (shq. Nën mandatin e UNMIK-ut Kosova), kërkon 86 persona.

Prej 86 personave, janë vetëm dy femra: Feride Ramadani dhe Stanika Prasçeviq. E para kërkohet për “tentim kontrabandimi me emigrantë”, kurse e dyta për krime lufte në Kosovë.

Në kategorinë e meshkujve ka të kërkuar për shumë vepra, si vrasje, tentim vrasje, krime lufte, etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat