Ramush Haradinaj nuk ishte ftuar në Vatikan – Anëtari i AAK’së thotë se u ofendua nga përzgjedhja e delegacionit

Lajme

Ramush Haradinaj nuk ishte ftuar në Vatikan – Anëtari i AAK’së thotë se u ofendua nga përzgjedhja e delegacionit

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 11:28
Anton Berisha

Zyrtarit të AAK’së, Anton Berisha thotë se Ipezhkvia e Kosovës dhe Institucionet udhëheqëse të vendit është dashur të tregohen më të kujdesshme në përzgjedhjen e delegacionit shtetëror në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës. 

Sipas tij, pjesëmarrja e politikanit dhe biznesmenit Behgjet Pacolli është ofenduese për vlerat që ka kultivuar Shën Tereza. 

Ai thotë se Ipeshkvia kurrsesi nuk është dashur ta lë jashtë delegacionit shefin e tij të partisë, Ramush Haradianj, që sipas tij vazhdimisht ka mbrojtur vlerat e Nënës shenjte me prejardhje shqiptare. 

Ky është reagimi i Anton Berishës:

PJESEMARRJA E PACOLLIT NE DELEGACIONIN SHTETEROR, OFENDIM PER VLERAT QE KA KULTIVUAR NENE TEREZA - IPESHKVIA ESHTE DASHUR TE JETE PARIMORE!
Ne respekt te Nënë Terezës dhe ngjarjes madhore për shqiptarët, i kam ikur komentimit të pjesëmarrjes tonë, shqiptarëve në këtë ngjarje të madhe.
Tash, që ka kaluar kjo periudhë, sigurisht që duhet analizuar në mënyrë racionale përfaqësimin tonë.
Në këtë foto, pavarësisht rezervave që mund të kem ndaj udhëheqësve shtetëror ata kane perfaqesuar institucionet.
Por, ajo që nuk mund të kuptohet është prezenca e Behxhet Pacollit në delagacionin shtetëror. Ky është një abuzim i ulët dhe tregues i dyfytyrësisë, kur një njeri që paraqet të kundërtën e vlerave të Nënë Terezës përfaqëson Kosovën.
Me këtë rast, lëshime të patolerueshme ka bërë Ipeshkvia e Kosovës e cila në ne vend te vleresimit ka kolaboruar me pushtetarët.
Delegacioni eshte dashur te jete konsensual, të përfshijë persona me ndikim që kanë mbrojtur në vazhdimësi vlerat e Nënë Terezës dhe përkushtimit të saj, sic është për shembull z. Ramush Haradinaj e shumë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat