Një tërmet 4,0 ballë Rihter godet Shkupin, dëgjohet edhe në Kosovë - Bota Sot
Një tërmet 4,0 ballë Rihter godet Shkupin, dëgjohet edhe në Kosovë

Lajme

Një tërmet 4,0 ballë Rihter godet Shkupin, dëgjohet edhe në Kosovë

Nga: H.O. Më: 11 shtator 2016 Në ora: 07:25
Ilustrim

(E plotesuar)  Një tërmet me magnitude 4,0 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Shkupin dhe periferinë e tij, bëhet e ditur nga Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USGS).

Sipas USGS-së, epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra në veriperëndim të fshatit Haraçinë, në thellësi prej 10 kilometrash, rreth orës lokale 06:58.

Ndërsa Qendra Sizmologjike Europiane e Detit Mesdhe (EMSC) bëri të ditur se tërmeti ka qenë tre kilometra në juglindje të Shkupit në fuqi prej 4,4 me thellësi prej dy kilometrash.

 Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet tjera në afërsi të Shkupit.

 Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka humbje në njerëz dhe dëme materiale.

Tërmet në Kosovë dhe Maqedoni

Një tërmet është dëgjuar në Kosovë dhe Maqedoni vetëm pak minuta më parë. Sic bën të ditur një faqe në rrjetet sociale, tërmeti është dëgjuar rreth orës 06.58 minuta.

Komentet e njerëzve kanë qenë të shumta duke treguar tërmetin për në qytete të ndryshme, përfshirë edhe Gostivarin, Tetovën, e deri në Kaqanik e Han të Elezit në Kosovë.

Sipas Qendrës Seizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 4.4 shkallë, në thellësi prej 2 kilometra dhe ka ndodhur rreth 3 km në juglindje të Shkupit.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...