Deda: Ligji i ri i komunikacionit ka mangësi

Lajme

Deda: Ligji i ri i komunikacionit ka mangësi

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 19:35
Nol Deda

Në edicionin e sotëm të InfoMagazine është diskutuar për ligjin e ri të komunikacionit.

Të ftuar për të debatuar për këtë kanë qenë të ftuar Habib Hasani nga Ministria e Infrastrukturës dhe Nol Deda, ekspert i çështjeve rrugore.

“Ky ligj është ndarë në tri pjesë dhe ka qenë një model slloven.”, ka thënë Hasani.

“Nuk e parasheh ligjin për marrjen e patentë shoferin, nuk e parasheh marrjen fazore e cila është praktikë e Perëndimit që ne nuk e praktikojmë.”

“Ndërsa si pikë tjetër është të merren masat edukative që janë më afatgjate.”

“Jashtë vendbanimit nëse tejkalohet shpejtësia dënimi është 40 euro. Nëse nuk ndizen dritat paguhen vetëm 20 euro ndërsa me ligjin e vjetër ka qenë 25 euro”, ka thënë Hasani.
“Motoudha ka qenë një nocion i gjatë, gjatë testimit të kandidatëve është ma lehtë për të kuptuar.”

“Kjo është terminologji e re dhe është një nocion i kapshëm dhe përdoret në rajon dhe gjithkund”, ka pohuar Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat