Partia Fjala: Dënojmë arrestimin e Drejtorit të Policisë Nehat Thaçit nga autoritetet e Sërbisë

Lajme

Partia Fjala: Dënojmë arrestimin e Drejtorit të Policisë Nehat Thaçit nga autoritetet e Sërbisë

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 12:58
Nehat Thaçi

Partia Fjala ka reaguar pas arrestimit i Drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë Nehat Thaçi nga autoritetet e Sërbisë derisa ky udhëtonte drejt shteteteve përëndimore, është i papranueshëm.
Në bazë të informatave nga famija e Nehat Thaçit, ky i fundit ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe se për këtë shkak Sërbia e ka arrestuar.

Ky veprim i autoriteteve të Sërbisë dëshmon edhe njëherë se ata nuk dëshirojnë të harrojnë të kaluarën dhe krimet që regjimi i Sërbisë i ka kryer në Kosovë.

Ne Partia FJALA, dënojmë fuqishëm këtë veprim të Sërbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk është rasti i vetëm.
Njëherit kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të zgjidh këtë problem në lidhje me arrestimin e qytetarëve tanë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në bisedimet e Brukselit duhet të kërkoj dhe mbroj fuqishëm pjesëtarët e UÇK -së në veçanti dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në përgjithësi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat