Sot është Dita Botërore e Mësuesit

Lajme

Sot është Dita Botërore e Mësuesit

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 07:09
Ilustrim

7 marsi në Kosovë festohet si Dita e Mësuesit, por jo vetëm në Kosovë. Plotë shtete të botës ditën e mësuesit e festojnë në data të ndryshme.

Por, zyrtarisht dhe në shumicën e shteteve të botës, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është 5 tetori.

Profesioni i mësuesit nderohet kudo nëpër botë dhe kjo mund të bëhet në çfarëdo date, mirëpo në kalendarin e UNESCO, 5 tetori është Dita Ndërkombëtare e Mësuesit.

Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre (mësuesve).

Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat