Shënohet dita botërore të shëndetit mendor

Lajme

Shënohet dita botërore të shëndetit mendor

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 10:36
Pamje nga takimi

Rëndësia e ruajtjes së shëndetit mendor përmes investimit në këtë sektor është i domosdoshëm dhe i pamohueshëm.

Kështu tha sot Skënder Syla, shef i zyrës së OBSH-së në Prishtinë, në hapje të organizimit të sotëm në shënim të Ditës botërore të shëndetit mendor 2016 me temën takimin “Ndihma e parë psikologjike” të organizuar nga Zyra e OBSh-së në Prishtinë.

“Kosova kishte një periudhë emergjente pas luftës së fundit në vendin tonë pasi trajtimi i  të sëmurëve mendor bëhej vetëm në spitale, derisa tani ky shërbim shtrihet në disa qendra për trajtim të kësaj kategorie në vendin tonë”, tha Syla.

Përndryshe, takimi i sotëm është vazhdimësi e përpjekjeve të zyrës së OBSh-së në Prishtinë për ndërgjegjësimin e përgjithshëm në lidhje me problemet e shëndetit mendor, domosdoshmërinë e promovimit të shëndetit të mirë mendor, dobinë e parandalimit dhe trajtimit të hershëm të problemeve të kësaj natyre dhe përfitimin shëndetësorë dhe ekonomik nga një qasje e tillë proaktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat