Ja video e vrasjes së dyfishtë e dy të rinjve në Prishtinë (+18)

Lajme

Ja video e vrasjes së dyfishtë e dy të rinjve në Prishtinë (+18)

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:05
Viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj

Janë publikuar pamjet e para të vrasjes e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj.

Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj.

I dyshuari edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social Facebook.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat