Pamje të rralla nga viti 2000: Oficeri amerikan shpëton beben e braktisur në rrugë në Prilep të Deçanit

Lajme

Pamje të rralla nga viti 2000: Oficeri amerikan shpëton beben e braktisur në rrugë në Prilep të Deçanit

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 23:57
Pamje nga video

Një oficer amerikan i forcës policore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë kishte gjetur një foshnje të braktisur dhe duke gjakderdhur në cepin e një rruge në Prilep të Deçanit në vitin 2000.

Sipas Associated Press, foshnja e sapolindur ishte çuar me urgjencë nga ai në një spital ushtarak italian, ku kontigjenti i trupave italiane ishte kujdesur me shumë dashuri për shëndetin e tij.

Oficeri Bill Burgstiner nga shteti amerikan i Gjeorgjisë po voziste nëpër fshatin e Prilepit, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, më 31 mars 2000, kur një fshatar e kishte ndalur dhe i kishte treguar se kishte gjetur një bebe të braktisur, me gjakderdhje nga kordoni umbilikal (kërthiza), që dukej t'i ishte këputur dhunshëm.

Pasi amerikani 31-vjeçar mbuloi beben një batanije ushtarake, ai e dinte se duhej të vepronte shpejt. 

Kështu, çoi fëmijën në qendrën më të afërt mjekësore, një spital italian në Pejë, në kuadër të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, e njohur si KFOR.

Në spital, nuk u desh shumë që foshnja, e gjinisë mashkullore, të fitonte zemrat e stafit italian. Mjekë të shumtë u kujdesën për të vazhdimisht.

Ata ia vunë emrin bebes Fortunato (Fatlum, në italisht) - dhe është e kuptueshme pse.

Duke mos ditur asgjë për prejardhjen e djalit, disa sugjeruan që atij t'i jepej shtetësia italiane, meqë orët e para i kishte kaluar në spitalin italian.

Burgstiner nuk ka dashur të marrë merita të veçanta për shpëtimin e jetës së tij, duke thënë se fati kishte deshur që ai të gjendej në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta shpëtuar beben.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat