Përdhunoi të bijën, ja sa vite burg do të bëjë babai

Lajme

Përdhunoi të bijën, ja sa vite burg do të bëjë babai

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:41
Rene Lopez

Një amerikan 41-vjeçar u dënua me 1503 vjet burg për përdhunimin e vajzës së tij adoleshente.

Një baba 41-vjeçar është dënuar me 1503 vjet burg, pasi akuzohet për përdhunimin e vajzës së tij adoleshente. Rene Lopez nga Kalifornia, Shtetet e Bashkuara, akuzohet se se përdhunoi 3 herë vajzën e tij në periudhën 2009-2013.

Ndërsa gjykatësi e ka quajtur njeriu në fjalë “ një rrezik të madh për shoqërinë. Mediat amerikane shkruajnë se babai përdhunues nuk shfaqi as një lloj pendese në gjykatë për çfarë bëri, madje i drejtoi dhe gishtin vajzës duke e kritikuar për sjelljen e saj.

Vajza adoleshente në atë periudhë u përdhunua dhe më përpara nga një mik i familjes. Babai, kur e mori vesh këtë gjë, në vend që ta denonconte aktin e kryer dhe të mbronte vajzën, e transformoi në pronë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat