Ja kush janë këshilltarët dhe politikbërësit kryesorë të Donald Trump dhe lidhjet e tyre me shqiptarët?

Aktuale

Ja kush janë këshilltarët dhe politikbërësit kryesorë të Donald Trump dhe lidhjet e tyre me shqiptarët?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 nëntor 2016 Në ora: 12:14
Mike Pence dhe Donald Trump

Amerikanët votuan presidentit Donald Trump, ndërsa përveç shumë amerikanëve edhe bota është në mëdyshje mbi të ardhmen e saj. Në vijim "Bota sot" ju tregon shtatë burrat që qëndrojnë pas politikave të Donald Trump.

Mike Pence (57), zëvendësi: Guvernatori konzervativ i Indianës është zv.presidenti i ri. Pas dy fushatave të pasuksesshme për në Kongres, zoti Pence më në fund u bë përfaqësues i Indianës në kongresin amerikan në vitin 2000. Si i krishterë evangjelist ai është kundër homoseksualëve dhe abortit, ndërsa shihet si urëlidhëse mes presidentit të ri dhe republikanëve.

Rudy Giuliani (72), “mashtruesi”: Ish kryetari i New Yorkut bënte përjashtim nga kolegët e tij republikanë. Ai çdoherë ka qenë mbështetës i palëkundur i Donald Trumpit. Gjithashtu me mashtrime. Giuliani pretendoi se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit,  Hillary Clinton nuk fluturoi drejt New Yorkut për të ndihmuar. Fotografitë zbuluan më pas të kundërtën.

Chris Christie (54), “Humbësi”: Guvernatori i New Jersey dëshironte vetë të jetë presidenti i SHBA. Pas rezultateve zhgënjyese, pezulloi kandidaturën dhe mbështeti Donald Trumpin. Ai është pro të drejtave të armës dhe tolerant kundrejt homoseksualëve.

Ai ka qenë pas 2001 Prokuror Federal dhe ka bindur shumë amerikanë se është figurë potente për të mbrojtur vendin nga terrorizmi. Ka qenë pjesë e gjykimit të tre vëllezërve shqiptarë Duka, që sëbashku me dy të tjerë u dënuan me burgim të perjetshëm pas akuzave për përgatitjen e një sulmi në Fort Dix. Pikërisht këtu ai tha se “në bashkëpunim me Komunitetin Musliman Amerikan, do punojë për çrrënjosjen e frikës nga terrorizmi Islamik.” Si guvernator në Neë Jersey ai njihet mjaft mirë me komunitetin shqiptar.

Jared Kushner (35), “Dhandri i familjes”: Ai është martuar me vajzën më të vjetër të Donald Trumpit, Ivanka. Njihet si arkitekti i fushatës mediale të presidentit të ri.

Peter Navarro (67), “Profesori”: Ekonomisti që ka mbaruar shkollën në Harvard, është prej kohësh këshilltari i Donald Trump. Ai mbështet tezën se tregtia e lirë është e dëmshme për SHBA. Shumë nga librat e tij flasin kundër Kinës dhe mallrave kinezë.

John Paulson (60), “Skrupullozi”: Me një pasuri prej dhjetë miliardë dollarësh, ai është ndër amerikanët më të fuqishëm. Gjatë shitjes së Investmentbank Goldman Sachs në 2007 ai u shpall si person skrupulloz.

David Malpass (60), “Burri me eksperiencë”: Ai nuk vlen vetëm si ekspert ekonomist, por ka edhe eksperiencë nga Shtëpia e Bardhë. Ndër presidentin Ronald Reagan ai ishte zv.sekretari shtetëror për ministrinë e financave. Më pas ai punoi bashkarisht edhe me George Bush si senator në politikën e jashtme. Pikërisht atëherë kur bota filloi të kuptojë realitetin mbi Kosovën.
Joni Ernst (46), "Ushtarakja dhe grua e hekurt": Ajo ka qenë pjesë e Gardës Kombëtare të Iowas dhe ka qenë 12 muaj në Kuvajt gjatë luftës së parë mes SHBA dhe Irakut.
Senatorja Joni Ernst në anën tjetër njihet si mike e shqiptarëve. “E them nga zemra se eksperianca që kam pasur me shqiptaret dhe shqiptarët nga Kosova, kanë lënë një impakt të madh në jetën time,” tha Ernst gjatë hapjes së konsulatës së Kosovës në IOWA. Ajo foli me dashamirësi për marrëdhëniet Kosovë - SHBA./Bota sot/

Ja kush janë zv.kandidatët e Donald Trump dhe lidhjet e tyre me shqiptarët?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat