Vuri bast për Trumpin, fitoi 1.2 milion funte brenda natës

Lajme

Vuri bast për Trumpin, fitoi 1.2 milion funte brenda natës

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 18:26
Vincent Tchenguiz

Shumëkujt mund të mos i pëlqej ideja, se gjatë katër viteve të ardhshme në krye të shtetit më të fuqishëm në botë do të jetë Donald Trump, por ky fakt e ka gëzuar tej mase një burrë i cili ka edhe arsye të fortë të festojë.

Manjati i pronave të paluajtshme Vincent Tchenguiz 60-vjeç, kishte vënë bast për kandidatin Republikan, pasi ishte shumë i bindur se do të fitoj në zgjedhjet presidenciale, dhe kështu fitoi 1.2 milionë funte.

Ai kishte vënë 350 mijë funte, me qëllim që në total të fitojë plotë 850 mijë funte, duke mos llogaritur bonusin.

“Jam i befasuar se si të gjithë kanë mbetur të habitur që Trump ka fituar”, ka thënë miliarderi që jeton dhe vepron në Londër. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat