Vrau foshnjen 14-muajshe, dënohet nëna

Lajme

Vrau foshnjen 14-muajshe, dënohet nëna

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 11:37
Jasmine Gregory, nëna që vrau foshnjën e saj

Jasmine Gregory do të përballet me dënimin e gjykatës pasi akuzohet për vrasjen e foshnjes së saj 14 muajshe.

Gjykata Oxford Crown ka caktuar dënimin me 3 vite burg për nënën 24-vjeçe, e cila e kishte lënë foshnjën të mbytej në vaskën e banjos pasi kishte konsumuar alkool. Ngjarje kjo e ndodhur pasditen e 7 Gushtit të 2014 në Britani.

Foshnja Robyn Andrews nga pakujdesia e nënës e cila rezultoi e dehur, u la të mbytej në banjo. Ajo u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte.

Kjo nuk ishte hera e parë që nëna e re ishte treguar e pakujdesshme pasi një punonjës i shërbimit social kishte deklaruar para gjykatës se foshnja ishte gjetur edhe herë të tjera jashtë vëmendjes së nënës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat