Hasani kritikon MASHT-in se po investon në shkolla në kohë fushate

Lajme

Hasani kritikon MASHT-in se po investon në shkolla në kohë fushate

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 11:59
Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën Bajram Hasani

Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën Bajram Hasani, ka thënë se  Partia Demokratike e Kosovës është duke keqpërdorur ministrit të cilat i udhëheq vetëm e vetëm për të fituar zgjedhjet në Drenas. Një shembull i tillë sipas Hasanit është fillimi i punimeve në ndërtimin e një salle të Edukatës Fizike në  një shkollë në Drenas në kohe fushate.

Ai ka porositur PDK se e ka të kot të përpiqet të fitojë në këtë mënyrë votat e banorëve të Drenasit.

“E keni gabim nëse mendoni se mund ta merrni votën e tyre në këtë mënyrë. Ata nuk mashtrohen aq kollaj. Mos i shfrytëzoni ministritë që udhëhiqen nga PDK-ja për qëllime të partisë. Ato janë para të qytetarëve të Kosovës.

Drenasin do ta fitojë ai që punon me nder për këtë vend, që i njeh hallet e qytetarëve dhe nuk kujtohet për ta vetëm në kohë zgjedhjesh”, ka thënë Hasani.

Ky është postimi i plotë i Hasanit në Facebook:

PDK po mundohet që ta përdorë krejt forcën e saj për të fituar Drenasin. Çdo ditë me vetura zyrtare ata shkojnë në Drenas për qëllime partiake.

Madje, ata kanë filluar t’i përdorin edhe paratë e shtetit për t’i arritur qëllimet e tyre. E lexova një lajm që sot Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri Arsim Bajrami e të tjerë po marrkan pjesë në fillimin e punëve për ndërtimin e sallës së Kulturës Fizike në një shkollë në Drenas. Besoj se gjithsecilit prej nesh i lind dyshimi pse pikërisht po bëhet në kohë pak para mbajtjes së zgjedhjeve në këtë komunë. Logjikisht do të duhej që ajo sallë të ndërtohej më herët dhe të ishte e gatshme para disa muajve dhe në shtatorin që lamë pas nxënësit ta kishin sallën gati.

E keni gabim nëse mendoni se mund ta merrni votën e tyre në këtë mënyrë. Ata nuk mashtrohen aq kollaj. Mos i shfrytëzoni ministritë që udhëhiqen nga PDK-ja për qëllime të partisë. Ato janë para të qytetarëve të Kosovës.

Drenasin do ta fitojë ai që punon me nder për këtë vend, që i njeh hallet e qytetarëve dhe nuk kujtohet për ta vetëm në kohë zgjedhjesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat