Argjentinë: Hirësia e tij, Aleksandër, përcjell urime për të gjithë shqiptarët në Ditën e Flamurit

Lajme

Argjentinë: Hirësia e tij, Aleksandër, përcjell urime për të gjithë shqiptarët në Ditën e Flamurit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 nëntor 2016 Në ora: 14:37
Kryepeshkopi Aleksandër

Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuesen e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit – aty ku kjo kishë, ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai, sa herë që ka një festë kombëtare - ai nuk e harron gjakun e tij shqiptar.

Kështu ka vepruar edhe kësaj radhe, duke lënë një shënim në statusin e tij në rrejtin social Facebook, Kryepeshkopi Aleksandër, duket se nuk ka harruar të urojë shqiptarë kudo që janë edhe në këtë festë :”Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vellezer , miq dhe shoke Shqiptarë !!!

Me rastin e 28 Nëntorit – 104 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryepeshkopi Aleksandër, ka postuar në profilin e tij në facebook – mesazhin e urimit për të gjithë shqiptarët në ditën e pavarësisë, shoqëruar atë me një ndjenjë të madhe dashurie për flamurin tonë kuq e zi, të cilin ai e puth dhe e mabn me krenari kudo nëpër Argjentinë.

Ashtu si edhe herët e tjera, në prag feste Kryepeshkopi Aleksandër, ka postuar në rrjetin social Facebook, një set me fotografi, me flamurin kuq e zi, dhe shkabën me dy krena, dhe një “kartolinë me një urim të veçantë për 103 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ku shkruhet “Gëzuar Ditëlindjen!”, kësaj radhe nga Mendosa një qytet ky ku jetojnë mjaft Arbereshë të Italisë, i dyti pas kryeqytetit Buones Aires.

Në mesazhin e tij lexohet:

”Gëzuar 28 Nëntorit për të gjithë motra e vellezer , miq dhe shoke Shqiptarë !!! Urime Dita e 28 Nëntorit , Ditë e Flamurit dhe e Pavarësisë shqiptare, gezuar Shqiptari, me shum gjak e mund e kem prit kete dite. Urime Shqipëri, Kosovë, Iliride, Çameri, Presheve, Ulqin, Plave e Guci, vaditën me gjakun e bijve tanë më të mirë; ata ranë në fushën e bëtejës për këtë Flamur, duke u bërë simbolë të krenarisë shqiptare,shembuj frymzimi për gjenëratat e reja, Ata i hapi rrugën, ne duhet të ndjekim...!!! Gëzuar”
Më tej ai sugjeronë se muaji nëntor duhet të bëjmë "Muajin e Trashëgimisë Shqiptare".

Ai duhet, shkruan në profilin e tij Kryepeshkopi Aleksandër, që muaji Nëntor të njihet si muaji i Trashëgimisë Shqiptare, mbasi muajin e Nëntorit ne shqiptarët duhet t’a festojmë për: Ditën e Alfabetit. Ditëlindjen e Adem Jasharit. Ngritjen e flamurit nga Skënderbeu. Ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali - Pavarësinë e Shqipërisë Etnike!!! 

Pra, sipas tij të kerkojme gjithnje thelbin e asaj që na bashkon,dhe jo të rastësishmen që na ndan, vëllezër, mund të jemi Bektashinj, Mysliman, Ateist, Agnostik apo të Krishterë: çdo Shqiptar është vellai ynë!!! Ideologjitë tone politike dhe mundësitë mund të jenë të ndryshme: çdo Shqiptar është vëllai ynë, tek ne vlon i njëjti gjak, gjaku i Shqiponjave, Mbi gjitha Shqiptaria !!!… Mund të na fyejnë, të na përndjekin, të na vrasin, por në Shqipëri do të rilindim, Shqiperia do të triumfojë!!!

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As...SERB Dushmani, as Turk Sulltani, 
Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi !!
Kryepeshkop +Fan Noli

Urime edhe të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni e ku jetoni, me familjët tuaja!!! Me respekt, zemra ime është me ju djema. Qofshin gjith shqiptaret me shendet e te suksesshem!!! Rroftë Kombi Shqiptare!!! Rrofsh sa malet e Shqipes!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në lavdinë e kombit tonë shqiptar përgjithmonë!!! 

Me rastin e 28 Nëntorit – 104 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryepeshkopi Aleksandër, ka shkruar se : “Po do te vij nje dite, kufiri do tretet, nje Atdhe do mbetet; Shqiponja do gdhendet ne çdo shkemb e gur: do valoj ne shekuj vetem ky Flamur!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Rroftë Bashkimi Kombetare!!! Shqiperinë e pa bërë, bëje ose vdis !!! Rroft Kombi Shqiptare, dhe me nje Shqiperi te bashkuar dhe te fort!!! Rroftë Mëmëdheu!!! Rrnoft Populli Shqiptar në një Shqipëri të pandarë!!! Rrofsh sa malet e Shqipes!!! Në lavdinë e Kombit Tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Lavdi Deshmoreve te gjitha koherave te Kombit Shqiptar!!! Qofshin gjith Shqiptaret me shendet e te suksesshem!!! Kjofsh i uruar qe mbani gjalle frymen e Shqiptarise gjithandej !!! Rrnoft Shqipnia pergjithmone Kombi Shqiptar!!! Rrofte Shqipëria e Bashkuar !!! Lavdi për jetë e mot gjith herojve të mëmëdheut !!! Rrofte Atdheu ynë i dashur!!! Rrofte gjithe herojte e kombit tone qe u sakrifikuan per lirine e drejtesine e kombit tone!!! Rroft Shqipria dhe Histotia jone Pellazgo - Ilire dhe Tgjithe deshmoret qe rane per Vatan!!! Kuq e Zi jan ngjyrat tona, ne flamur jeton Shqiponja, koken lart e shum krenar, i themi botes jemi Shqiptar!!! Une jam krenar per ty , Flamuri Kuq e Zi me i bukur ne bote!!! Rrnoft krejt Shqiptarija - Pelazgo - Illyrian nje nga shtetet me te vjetra nket planet dhe askush smund te na hup faren!!! Ne jete te jeteve, rrofte Shqipëria dhe ata qe e duan ate!!! “

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!!! Kryepeshkop +Aleksander i Shqipatrëve - Bir i Shqiponjës 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat