Togerët nga mbarë bota, bëjnë shqiponjën për 28 Nëntorin

Lajme

Togerët nga mbarë bota, bëjnë shqiponjën për 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 20:35
Togerët duke bërë shqiponjën

Togerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët gjenden në trajnim në Akademinë presitigjioze ushtarake, ‘The Royal Military Academy Sandhurst’ në Mbretërinë e Bashkuar, kanë uruar në mënyrë speciale 28 Nëntorin.

Ata, së bashku me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të vendeve të ndryshme të botës, kanë publikuar një foto ku të gjithë në nderim të Ditës së Flamurit Shqiptar me anë të duarve kanë bërë simbolin e Shqiponjës që është edhe simboli ynë kombëtarë.

Mes tyre, në foto gjendet edhe flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës.

Kujtojmë se FSK-ja dhe Akademia Mbretërore Ushtarake e Sandhurstit kanë bashkëpunim të mirë, ndërsa në trajnim nga Kosova gjenden Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat