Zviceranët lëshojnë atdheun, ja sa kanë emigruar në Kosovë dhe cili është vendi më i preferuar i tyre

Lajme

Zviceranët lëshojnë atdheun, ja sa kanë emigruar në Kosovë dhe cili është vendi më i preferuar i tyre

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 dhjetor 2016 Në ora: 11:48
Grafiku

Pavarësisht se iniciativat e partisë populiste SVP, kërkojnë reduktimin e emigrantëve që shkojnë në Zvicër, sipas një studimi të fundit numri që zviceranët shkojnë jashtë shtetit gjithashtu është i madh.

Sigurt është: Marrëveshje për lëvizje të lirë mes Zvicrës dhe BE nuk është prekur, por kjo shfrytëzohet lehtësisht nga shtetasit e të dyja palëve. Prej vitesh numri i zviceranëve që largohen nga vendlindja është më i madh se i atyre që rikthehen, shkruan Blick. Në 2015 nga Zvicra u larguan 30,100 persona, shifra më e lartë në vitet e fundit, ndërsa u rikthyen 26,000 persona. Vendi ku emigrojnë më shumë zviceranët është Franca - megjithatë në 2015 5216 zviceranë u larguan atje, ndërsa 5316 u rikthyhen.

Lyon – vendi i helvetëve

Numri i përgjithshëm i zviceranëve në Francë shkon në 200,000, që është rreth një e katërta e diasporës së saj që numëron 761,930. Rreth gjysma e tyre jetojnë në Lyon, 100,000.

Vendi i dytë më i preferuar për të emigruar është Gjermania, ndjekur nga SHBA, Britania e Madhe, Italia, SPanja dhe Tajlanda. Por edhe vende ekzotike dhe të dala nga lufta janë atraktive për emigrim - 32 zviceranë kanë emigruar në Irak, 53 në Kubë dhe 207 në Republikën Domenikane.

Në Kosovë kanë emigruar 76, ndërsa në Maqedoni 82 zviceranë. Një numër modest në krahasim me diasporën shqiptare në Zvicër(shih Grafikun)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat