Amina Nuroviq: Në Sanxhak jemi shqiptarë, ky rajon duhet t’i kthehet rrënjëve shqiptare

Lajme

Amina Nuroviq: Në Sanxhak jemi shqiptarë, ky rajon duhet t’i kthehet rrënjëve shqiptare

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 18:43
Amina Nuroviq

Amina Nuroviq dhe disa shqiptarë të asimiluar të Sanxhakut, janë aktivë në zgjimin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve.

Shqiptaret e Sanxhakut, ndonëse gjuhën e të parëve e harruan nga dhuna, Amina thotë se do ta flasë shqipen si heronjtë e këtij rajoni, Aqif efendi Blyta, Shaban Polluzha, Bislim Bajgora etj. .

Në një intervistë për Drini, Amira 19-vjeçare që studion në Tutin, thotë se Sanxhaku duhet t’i kthehet rrënjëve shqiptare.

“Familja ime rrjedh prej fiseve shqiptare, si çdo familje tjetër ne Sanxhak”, thotë ajo, duke shtuar se shumëkush e njeh si armike për deklarimet e saj. “Ata janë fajtorë për këtë gjendje në Sanxhak”. 

Më poshtë mund të lexoni intervistën e cila publikohet pa ndërhyrje në tekst

Kush është Amina Nurovic, aq e pranishme  me mendimet e saja te shfaqura në rrjetet sociale, vecanarisht në Facebook, që flet me ngulm për të drejtat e mohuara të popullatës shqiptare tashmë gjuhësisht të asimiluar në Sanxhak,të njohur nga populli shqiptar i Kosovës,si Masbjeshka. Ku jeton Amira dhe cila është prejardhja etnike e familjes së saj?

Amina Nurovic: Une jam ish nxënëse e shkollës teknike për dizajnin e tekstilit dhe të  lëkurës në Novi Pazar, drejtimi teknik xhodezije, gjeometër. Studioj në Tutin, ku jam studente e vitit të parë  në fakultetin e trefikut, drejtimi inxhenier i trafikut rrugor. Si tinejxhere jam marrë  me aktrim dhe si e tillë kam luajtur në shtatë shfaqje, e kur isha 13 vjece kam shkruar tekstin për vajzën e verbër në gazetën "Softa" , ku është shpallur si teksti më emotiv për të cilin kam fituar cmimin si shkrimtarja më e mirë e vitit. Une jetoj në një lagje të madhe që quhet Mur, që është 5 kilometra prej Novi Pazarit, rruga në drejtim të Ribariqit. Familja ime rrjedh prej fisesh shqiptare, por si cdo familje tjetër ne Sanxhak, edhe familjes sime pasojat e asimilimit kan bërë që të ndjehen si Boshnjak. Familja ime deklarohet si boshnjake dhe aty une jam e vetmja prej Nurovic që e kam larguar atë leckë të zezë të asimilimit e që ndjehem si Shqiptare fakt që  nuk e fsheh, pasi që me këtë krenohem dhe me krenari të madhe e bartë qaforen me shqiponjën, simbol të shqiptarizmit rreth qafe , pavarësisht se ku gjëndem.

Dashuria që ndjej ndaj popullit tim ka filluar ndoshta para katër vitesh, kur kam filluar të dëgjoj këngë shqiptare, që të kuptoj më shumë për Masbjeshkën, Sanxhakun tim, Shqiptarët e kështu më tutje. Për gjendjen time të tashme e falemnderoj Zotin, këngëtarët shqiptarë që më zgjuan, në mesin e tyre vecanërisht reperin Arian Agushi, i cili me këngët e veta, emocionet e veta përderisa këndon për Kosovën, për luftën , për gjendjen në të cilën gjendet Kosova, për Heronjt e saj etj, më kthyen tek të parët e mij dhe tek cdo gjë  që jam e ndjehem tash si Shqiptare.

Une nuk i  jam gjunjëzuar asimilimit kurrë, këtë nuk ia kam lejuar vetës si person që jeton me të vërtetën dhe me të drejtën, që të deklarohet Boshnjake, pasi këtë dikush krejt i parëndësishëm ma ka përcaktuar nga frika prej Serbisë dhe cetnikëve, kështu që kam vendosur të jem pa më të voglën vrarje të ndërgjegjës dhe pa pasur frikë fare kundër gjithë kësaj.

 Kohëve të fundit je mjaft aktive me statuset tuaja në fb, ku vazhdimisht shfaqni mendime interesante, që e zgjojnë kurreshtjen e lexuesve për mendimet e pjekura dhe për përmbajtjen. Shkruani për tematika historike të kombit shqiptar në përgjithësi, e vecanërisht për Sanxhakun e sanxhakasit dhe përpjekjet shumeshekulloretë kësaj populate shqiptare për të mbijetuar varfërinë dhe dhunën pushtuese. Në kontekst të kësaj e përmendni shpesh Aqif efendi Bluten nga Gjakova, Shaban Polluzhen , Bislim Bajgoren etj, në kohën kur shumëkush ka menduar që kjo është histori e harruar, nuk kujtohet më…

Amina Nurovic: Facebook për mua ka domethënje të madhe, pasi permes këtij rrjeti social përpiqem ta vetëdijësoj popullin e Masbjeshkës, Sanxhakun, Shqiptarët e dikurshëm e Boshnjakët e sotshëm, që tua hapi sytë e të përpiqem ti bindi që ne nuk jemi Boshnjak, që ne skemi qenë kurrë të tillë, por që të gjithë ne nga rajoni i Masbjeshkës në historinë tonë  shumëshekullore jemi vetëm shqiptarë. Pjekuria dhe guximi mua me vije nga zemra ime , nga dashuria dhe respekti im tepër i madh për popullin tim nga viset e Kosovës që janë meritor që ne sot jemi gjallë e ne vendin tonë ne Sanxhak. Se po të mos ishte Aqif effendi Bluta , Trimi nga Drenica Shaban Polluzha , Bislim Bajgora e ata luftetare te shumtë shqiptarë që na mbrojtën duke i dhënë jetërat e tyre te shtrenjta për ne që të na shpëtonin nga cetnikët dhe thikat e tyre që nuk kursenin as fëmijët në djep, sot qyteti im do të quhej Novi Arandjelovac e jo Novi Pazar.

Vëllezërit tanë Shqiptare na kan lënë borxh për jetë të jetëve, por pak kush e din këtë, pasi asimilimi i z i i ka vrarë për gjithë jetën. Shqiptarët ekzistojnë ne Sanxhak, une jam Shqiptare, nesër fëmijët e mij do të ndihen shqiptarë, do të mësojnë Shqip, ndërsa une nuk do të qetësohem kurrë përderisa ta shoh Flamurin Kombëtar Shqiptar se si valëvitet në Novi Pazar, Tregun e Ri. E dij që duhen shumë vite për me ardhë deri tek ajo ditë , por këtë do ta realizojmë nëse është e nevojshme edhe me force, në mënyrë që të gjithë Shqiptarët e asimiluar ti kthejmë pa i pyetur kah rrënjët e veta, pasi e vërteta herdokurë del në dritë, ajo fiton gjithmonë.

Ti  përpiqesh tepër shumë për vetëdijësimin e popullates Shqiptare në Masbjeshkë, Sanxhak. Të pyes : A je e vetme në këtë përpjekje titanike, apo ka edhe shqiptarë e shqiptare të tjera krah teje, te cilët përpiqen po ashtu për zgjimin nga asimilimi i rëndë i banorëve të Masbjeshkës gjuhësisht të asimiluar, të cilët tashmë e flasin të ashtuquajturën gjuhën Boshnjake ?

Amina Nurovic: Natyrisht që ka edhe të tjerë, por si femër une jam e vetme ne Sanxhak, une jam e vetmja prej të rinjve që e ka bërë gjithë këtë bujë rreth lidhjes së sërishme të Sanxhakut me Kosovën dhe me Shqiptarinë në përgjithësi, pra une jam e vetmja prej gjeneratave te reja që shkruan tekste në këtë frymë, e vetmja që përpiqet në drejtimin që popullata e Sanxhakut tu kthehet rrënjve , të kthehet në familjen e vet, tek motrat dhe vëllezërit e vet, pasi ne u takojmë vetëm atyre e jo Bosnjes e Boshnjakëve.

Je një shembull interesant , nje shembull i jashtëzakonshëm  që tregon se cka në të vërtetë do të thotë ndjenja e përkatësisë së caktuar kombëtare. Megjithëse nuk e flet Gjuhën Shqipe, gjuhën e popullit që i përket, ti flet qartë , zëshëm dhe me mencuri ME GJUHEN E ZEMRES, me gjuhën e të parëve tuaj, me gjuhën e gjyshërve e stërgjyshërve që ruhet ne zemrën tënde… Si mendon që të tjerët e shikojnë përpjekjen tënde, ne vecanti të rinjt e të rejat e Sanxhakut me prejardhje Shqiptare, kur ti shkruan kaq shumë, komenton aq shumë, thërret me aq forcë e vendosmëri ?

Amina Nurovic:  Në jetë nuk është aq me rëndësi se cilën gjuhë e flet, pasi është më me rëndësi se cilën gjuhë ta flet zemra jote, e në këtë rast zemra ime mjaft mire e flet Guhën Shqipe. Une sa here e shkruaj një tekst më duhet ta përmendi emrin e Aqif efendi Blutës dhe Shaban Polluzhës , megjithëse shumë shqiptarë të tjerë kan qenë në mbrojtjen e Sanxhakut, megjithatë këta të dy më janë më të dashurit , kështu që Zoti i madh dhe këta të dy janë më meritorët që ne jemi gjallë në këto hapësira , pasi qëllimi cetnik ka qenë që frymë Shqiptare të mos mbetët në këto vende. Cetnikët kishin vendosur që as fëmijët në djep të mos i kursenin por ti prisnin, por duke iu falënderuar vëllezërve të mij, Heroit tone Shaban Polluzha , i cili i solli luftëtarët e vet trima  (Une kur flas për këtë ngjarje historike rrënqethem e tëra dhe lotët më rrjedhin nga dashuria dhe nderimi ndaj këtij Njeriu) ,  njeriut që nuk i ka kursyer luftëtarët e vet trima , as municionin luftarak , pasi qëllimi I tij ka qenë mbrojtja e Novi Pazarit . Në luftën e fundit që ndodhi në Kosovë , më i dashuri im është Adem Jashari, njeriu për të cilin më dhemb shpirti sa here që dikush ma përmend. Nuk kam fuqi ta vizitoj Qendrën Memoriale në Drenicë , pasi e dij që aty do të shpërtheja ne lot nga dhimbja që ndjej , se është shumë rëndë që njeriun që e do dhe e nderon , ta shohësh në varr, apo kur ta shohësh shtëpinë e tij dhe gjithë atë  terror e masakër që cetnikët e kan bërë ndaj tyre. Nesër fëmijët e mij do ti mësoj për heroizmin e Adem Jasharit , njeriut që e dua me gjithë zemrën time. Disa njerëz atë që e bëjë une e shikojnë si veprim të një të marre , që sipas tyre, une bëjë marrëzira, por une vetë e kqyri punën time dhe mendimet e të pafytyrëve dhe të marrëve as që më kan interesuar, e as që do të më interesojnë ndonjhere.

Si shikojnë në atë që e bënë ti dhe të tjerët, ata që njihen si intelektualët e Sanxhakut ?

Amina Nurovic: Nuk e dij se cka mendojnë ata por përderisa deklarohen si boshnjak , mendoj që mua më shikojnë si armike. Por , ata për mua nuk mund të jenë intelektual por njerëz që janë fajtorë për gjendjen në Sanxhak sot.

Prej nga dhe në cfarë faktesh historike e gjithë popullata e Sanxhakut sot quhet boshnjake ?

Amina Nurovic: Nuk kan asnjë fakt historik dhe asnjë histori përveç nëse marrin histori te shpifura nga Bosnja , por edhe nëse kane huazuar histori të tilla prej atje kan marrur dicka të pakët por atyre është vështirë tu shpjegohet që ne nuk kemi asgjë me Bosnjën dhe as me emrin Bosnja. Emërtimin e ashtuquajtur nacional që na e mveshën si Boshnjaci neve dikush na e imponoj ne vitin 1993 nga frika prej Serbisë.

Si gazetar reporter i Gazetës Rilindja, ne fillim te viteve të 90 isha i pranishëm në një tubim te ashtuquajtur simpozium shkencor ne Novi Pazar , ku elita e intelektualëve të atyshëm pak pa përfunduar lufta ne Bosnjë, vendosën nën udhëheqjen e Shefket Krcicit, Riza Grudes, dhe te tjereve me mbiemra fisesh shqiptare, që nga ajo kohë të quheshin boshnjak. Si shqiptare e re nga Sanxhaku, si e shikon gjithë këtë tash ?

Amina Nurovic: Ta them të drejtën ky është krimi dhe marrëzia më e madh që dikush ka mundur ta bënte ndonjëhere, pasi, së pari kanë ndikuar në asimilimin e mëtejshëm, asimilimin që i ka shkatërruar njerëzit në  gjithë Sanxhakun, duke i quajtur me emrin që atyre nuk u ka takuar, emër që e morën nga Boshnjakët dhe neve na vranë pa  luftë, pa pushkë dhe pa tanke!

 Keni plane të tjera përpos atyre që i shfaqni në fb, për shembull planifikoni që ti kërkoni të drejtat tuaja legjitime, bazuar ne të drejtat e përcaktuara në Kushtetutën e Serbisë apo atë te Malit të Zi, që u garantohen pakicave kombëtare ?

Amina Nurovic: Natyrisht  që e mendojmë një gjë të tillë …

Por , a keni menduar për të drejtat që i kan serbët në Kosovë, pavarësisht që një pjesë e tyre tregohen jolojal ndaj shtetit të Kosovës ?

Amina Nurovic: Nuk mund ta kuptoj se si në përgjithësi ajo populate atje mund të fitoj të drejta, pas gjithë asaj që e kan bërë gjat kohës së luftës, pasi të gjithë e dijmë mire se kush e shkaktoj luftën dhe cfarë qëllimesh kishin.

Ti e propagandon të vërtetën për popullin tend perms shkrimeve të vazhdueshme ne fb . Keni menduar që në të ardhmen të kërkoni të drejtën legjitime për informim në Sanxhak, që të keni për shembull radio në Gjuhën Shqipe ne Radio Rozhaj dhe Radio Novi Pazar ?

Amina Nurovic: Kjo do të na ndihmonte në cdo aspekt. Këto janë të drejta që na takojnë dhe këto të drejta askush nuk mundet me na i mohue, as të na i ndaloj , pasi ne e kemi historinë tonë, sado të mohuar . Une e flas të vërtetën , megjithëse e vërteta që e flas  dikujt mund ti dhemb …

Si i shikoni kontaktet e ardhshme dhe bashkëpunimin në mes të rinjve  dhe studentëve të Masbjeshkës, Sanxhakut ,me rininë studentore  dhe institucionet arsimore të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë ?

Amina Nurovic: Ky bashkëpunim është i domosdoshëm, madj e konsideroj tepër të vonuar. Bashkëpunimi i tillë do të ndikonte që rinia e Sanxhakut tu kthehet rrënjve të veta historike, si pjese përbërëse e kombit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat