Fëmija i parë i lindur në Torino, me baba shqiptar

Lajme

Fëmija i parë i lindur në Torino, me baba shqiptar

Më: 1 janar 2017 Në ora: 14:07
Babai shqiptar me gruan dhe djalin

Në Torino të Italisë, fëmija i parë që erdhi në këtë botë për vitin 2017 ishte një djalë. Ai u lind në orën 00.28 të 1 janarit.

Fëmija është djalë i një babai shqiptar dhe një nëne italiane.

Me ndërhyrje çezariane, lindja e të voglit shkoi mirë. Ai peshon vetëm 2 kilogramë e 100 gramë dhe nënë e bir ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Fëmija që e shihni në foto me prindërit, mori emrin Alesandro.

Edhe në Prato të Italisë, fëmija i parë i ardhur në jetë në vitin 2017 është një djalë shqiptar.

Ryan erdhi në këtë botë në orën 02.07 të 1 janarit dhe peshonte 3.6 kilogramë.

Ai dhe nëna e tij gëzojnë shëndet të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat