Kompania MDA reagon ndaj ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria

Lajme

Kompania MDA reagon ndaj ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria

Më: 13 janar 2017 Në ora: 16:26
Ilustrim

Kompania MDA me anë të një komunikate njofton se aktaktuza e Prokurorisë lidhet me projektin “Rritja e aftësisë konkurruese të sipërmarrjeve dhe promovimi i eksportit”, të financuar nga Bashkimi Europian (i cili është anuluar dhe nuk ka pas kosto financiare as për BE dhe as për Kosovën).

Në këtë projekt MDA ka qenë pjesë e një konsortiumi të firmave ndërkombëtare përfshirë: International Development Ireland (udhëheqëse e konsortiumit), Exemplas Holdings Ltd nga Britania e Madhe, Aegean Exporter's Associations nga Turqia, European Profiles S.A. nga Greqia, si dhe Business Innovation Croatian Agency nga Kroacia.

Sipas MDA është fatkeqësi e madhe që Prokuroria ngritë aktakuzë të pabazuar ndaj personave që kanë denoncuar veprimet e dyshimta dhe potencialisht korruptive gjatë përzgjedhjes së këtij projekti, ndërsa nuk po i ndjek personat përgjegjës.

“Përveç kësaj, deklarata e Prokurorisë Speciale se: ‘Ngritja e kësaj aktakuze është rezultat i hetimit të përbashkët të një prokurore vendëse të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)’, është manipulative. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka mbyllur hetimet për këtë proces dhe me datën 12 korrik 2016 ka njoftuar zyrtarisht MDA, Zyrën e Komisionit Evropian në Prishtinë, dhe Prokurorinë lidhur me rezultatet e investigimit”, thuhet në komunikatë.

Aty citohet vendimi i OLAF: “Bazuar në gjetjet e investigimit, OLAF nuk bënë asnjë rekomandim për veprime të mirren ndaj MDA, duke pas parasysh se hetimi nuk ka gjetur asnjë dëshmi lidhur me MDA për mashtrim apo parregullsi që prek interesat financare apo interesat e tjera të Bashkimit Europian”.

Rrjedhimisht, aktakuza nuk ka mund të ngritet bazuar në gjetjet e OLAF apo ndonjë fakti tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat