Trump u kërkon gjermanëve të blejnë makina amerikane, por përgjigja e tyre është tejet ironike

Lajme

Trump u kërkon gjermanëve të blejnë makina amerikane, por përgjigja e tyre është tejet ironike

Më: 16 janar 2017 Në ora: 21:15
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan ka kërcënuar edhe industrinë gjermane të automjeteve se do të rrisë taksat për makinat gjermane që do të hyjnë në Amerikë.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Trump paralajmëroi se do të vendosë taksë importi 35% për gjigantin e automjeteve BMW që planifikon të ndërtojë fabrikë në Meksikë në vitin 2019.

“Ata mund të ndërtojnë makina për tregun amerikan por do të duhet të paguajnë 35% taksë për çdo makinë që vjen në SHBA”, ka thënë Trump.

Donald Trump akuzoi gjithashtu prodhuesit gjermanë për sjellje jo të drejtë. Dhe këtë ai e ilustroi duke thënë se në shumë rrugë e shtëpi në Amerikë ka plot Mercedes-Benz.

“Sa Chevrolets shihni në Gjermani? Jo shumë, ndoshta asnjë”, u shpreh Trump.

Por atij ju përgjigj ironikisht zv/kancelari gjerman dhe ministër i Ekonomisë, Sigmar Gabriel.

“Amerika duhet të prodhojë makina më të mira, nëse duan që ne të blejmë makinat e tyre”, tha ai për Bild.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat