Qëllon me armë drejt klasës, pastaj vret veten 15-vjeçari (+18)

Lajme

Qëllon me armë drejt klasës, pastaj vret veten 15-vjeçari (+18)

Më: 19 janar 2017 Në ora: 13:00
Pamje nga klasa ku ndodhi krimi

Një video e publikuar në mediat sociale tregon një nxënës 15-vjeçar teksa hap zjarr me një armë, në një shkollë private në Meksikë.

Aty shihet një nxënës, i cili papritur ngrihet në këmbë gjatë orës së mësimit dhe nis e qëllon në drejtim të shokëve e shoqeve të klasës.

Mësuesja dhe tre nxënës kanë mbetur të plagosur nga ky incident, e më pas 15-vjeçari ka vrarë veten me pistoletë.

Mediat vendase shkruajnë se sulmuesi ka qenë duke u trajtuar për depresion.

Zëdhënësi i sigurimit të shtetit Aldo Fasci ka deklaruar se mësuesja 24-vjeçare, një vajzë dhe një djalë të moshës 14 vjeç, kanë marrë plagë në kokë. Ndërsa një 14-vjeçar është plagosur në krah.

Fasci shtoi se djali e ka marrë armën nga shtëpia dhe se ende është e paqartë se si ka arritur ta bëjë një veprim të tillë.

Më herët, Meksika kishte në program që të kontrolloheshin çantat e nxënësve para se të hynin në mësim, por në disa vende nuk u respektua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat