Vucic për median italiane: Na duhet dialog, jo konflikte me mitralozë në zemër të Evropës

Lajme

Vucic për median italiane: Na duhet dialog, jo konflikte me mitralozë në zemër të Evropës

Më: 19 janar 2017 Në ora: 14:58
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dërgimin e njësive të armatosura për shkak të trenit në relacionin Beograd-Mitrovicë e quajti veprim të papërgjegjshëm, ndërsa ka shtuar se Beogradit e Prishtinës i duhet dialogu për ardhmërinë nën mbikëqyrjen e BE-së dhe jo konflikti në zemër të Europës.

Këto komente ai i bëri në gazetën italiane “Republika”.

"Ne duam dialog dhe bashkëpunim. Nuk kam qenë në rrjedhë të planit për udhëtimin e atij treni, por nëse ndaj një treni reagohet duke dërguar njësi të armatosura me mitralozë provokohet nxitja e zjarrit i cili përbën rrezik për gjithë Europën”, citon kjo gazetë kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat