Ambasadori amerikan në Beograd: SHBA nuk ndryshon politikën në Ballkan

Lajme

Ambasadori amerikan në Beograd: SHBA nuk ndryshon politikën në Ballkan

Më: 21 janar 2017 Në ora: 16:29
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka ripërsëritur qëndrimin se nuk priten ndryshime të mëdha në politikën në e jashtme të SHBA-së, pas marrjes së detyrës së presidentit nga Donald Trump.

Kësisoj, Scott ka thënë se nuk pret ndryshime të politikës së SHBA-së as kur bëhet fjalë për Ballkanin.

“Unë nuk kam dëgjuar asgjë nga administrata e re që do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj rajonit, që do të thotë se ne ende mbesim për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe në pajtimin mes vendeve”, ka thënë Scott.

Edhe kur ishte zgjedhur president Trumpi, Scott kishte thënë se nuk pret që interesant e SHBA-ve në Ballkan të mbeten të njëjta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat