MI: Komunikacioni në zonat malore, pa probleme

Lajme

MI: Komunikacioni në zonat malore, pa probleme

Nga: A.M. Më: 21 janar 2017 Në ora: 19:35
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sipas informacioneve nga terreni, qarkullimi në rrugët e zonave malore po zhvillohet pa probleme të theksuara.  

Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin

“Reshjet e kohë pas kohshme dhe ngricat e vazhdueshme gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar që sasia e borës në pjesët malore të jetë më e madhe. 

Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë duke vazhduar punën, për të mundësuar një qarkullim të lehtësuar.

Ministria e Infrastrukturës është në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, për të rritur sigurinë në komunikacion, si dhe me ekipet lokale nëpër disa komuna të Kosovës. 

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë  së Infrastrukturës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat