Siguria/ Truproja e Trump me dorë false dhe armë nën pallto

Lajme

Siguria/ Truproja e Trump me dorë false dhe armë nën pallto

Më: 22 janar 2017 Në ora: 18:17
Parakalimi i Trumpit në rrugë, bashkë me gruan e tij sllovene, Melania

Jo vetëm Donald Trump, po edhe njerëzit që e rrethojnë vazhdojnë të jetë në qendër të mediave të botës.

Teksa fushata elektorale dhe emërimi i tij për president të 45-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shoqërua me shumë debate, tani debat po zgjojnë dhe truprojat e tij.

Faqja Arms Inc. në Facebook, që i dedikohet adhuruesve të armëve, ka publikuar disa foto të parakalimit të Trumpit në rrugë, bashkë me gruan e tij sllovene, Melania.

Kureshtja e shikuesve të fotove të postuara është tek një truproje, që thuhet se ka proteza prostetike dhe se duart i ka të fshehura e në gatishmëri me armë.

“Çfarë mitralozi/mitralozë mendoni se truproja e Trumpit po fsheh nën pallto, prapa duarve të rreme?”, është pyetja që shtrohet që zgjon dilema për armën që fshihet lehtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat