Tmerruese: Aktorin e vrasin në sheshin e xhirimit

Lajme

Tmerruese: Aktorin e vrasin në sheshin e xhirimit

Më: 23 janar 2017 Në ora: 09:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aktor ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë derisa po xhironte një spot muzikor në qytetin australian, në Brisbane.

Burri në të 20-tat e tij, kishte marrë plagë në kraharor në një bar në qendër të këtij qyteti, ka thënë policia australiane, raporton BBC.

Gjatë xhirimit të këtij klipi janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri, ka raportuar policia.

Ende nuk është bërë zyrtarisht i ditur emri i grupit që po realizonte spotin muzikor, mirëpo burime jo zyrtare thonë se ishte hip-hop grupi Bliss N Eso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat