Për një vit 1238 persona preken nga kanceri

Lajme

Për një vit 1238 persona preken nga kanceri

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 15:43
Shoqata e Onkologëve dhe Klinika e Onkologjisë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Dita Botërore kundër Kancerit është shënuar sot edhe në Kosovë. Ndonëse një ditë më herët Shoqata e Onkologëve dhe Klinika e Onkologjisë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë kanë mbajtur një aksion vetëdijësues.

Qytetarët kanë pasur rastin që të marrin broshura të cilat përmbajnë këshilla për jetë të shëndetshme në mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje.

Onkologët i gëzohen faktit që  raportimet për  të prekurit nga kjo sëmundje janë të hershme.

Por sfidë për ta mbetet mungesa e barit për parandalimin e kësaj sëmundje.

Kryetar i Shoqatës së Onkologëve së Kosovës, Arben Bislimi deklaroi se ky aksion duhet të jetë stimul për Qeverinë dhe organet vendimmarrëse në mënyrë që ta rrisin fokusin në  trajtim sa më të dinjitetshëm për të prekurit nga kjo sëmundje.

Bislimi: Qeveria duhet t’iu ofrojë trajtim sa më të dinjitetshëm

“Jemi së bashku këtu që të reflektojmë me disa broshura që i kemi përgatitur. Aty janë disa këshilla për jetë të shëndetshme se si qytetarët  të detektojnë atë sëmundje, se ku është adresa për X patologjinë, në kuadër të sëmundjeve malinje. Dhe kjo datë përveç bëhet për rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, është edhe një stimul për Qeverinë, për organet vendimmarrëse që ta rrisin fokusin që këta të sëmurë të kenë një trajtim më të dinjitetshëm. Por, edhe të rritet fokusimi në kuadër të programeve për me dediku herët këtë sëmundje”, tha Bislimi.

 Drejtori i Klinikës  Onkologjike në QKU, Ekrem Hyseni deklaroi se në  vitin 2015 kanë pranuar 808 pacientë me sëmundje të kancerit.

Sipas tij, këto shifra iu referohen shtimit të raportimit e jo rritjes reale.

Hyseni: Janë shënuar 1238 të prekur me kancer përgjatë vitit 2016

“Meqenëse, kemi të bëjmë më një sëmundje që bën kërcenim tek bota moderne, është një sëmundje që vdekshmërinë e ka më të lartën për momentin, ku ka kaluar edhe sëmundjet kardiovaskulare. Kemi parë të rrugës që këtë fillim të vitit më ketë aktivitet t’iu  ofrojmë qytetarëve nga afër informacione dhe këshilla,  t’iu përgjigjemi pyetjeve të tyre... Në vitin 2015 në Onkologji janë paraqitur 808 raste të reja, viti 2016 ka shënuar një rritje relativisht të madhe, ku kemi 1238 raste. Kjo rritje për 50 përqind  nuk është rritje shqetësuese sepse më tepër ka të bëj me shtim të raportimit, sesa me rritje reale. Kjo ka të bëj më shtim të besimit ndaj institucionit. Mendoj që ka vend që ne të luftojmë ndaj kësaj sëmundje, nuk është mision i pamundur”, tha Hyseni.

Në anën tjetër, drejtori i SHoqatës së Onkologvë Arben Bislimi tha se vërehet një rënie e pacientëve të prekur nga kanceri,  të cilët sipas tij kërkohen të mjekohen jashtë vendit.

Bislimi: Ka raste të rralla kur pacientët nuk mund të trajtohen në Onokologji

“Jemi afër ta finalizojmë shërbimin e B... Terapisë, një shërbim që na ka munguar dhe me këtë do të kompletohemi me shërbime dhe të jemi shumë kompetitiv edhe me rajonin. Krahasuar me vitin e mëparshëm kur Klinika e Onkologjisë nuk ka qenë funksionale, këto raste janë sporadike. Ndonjë rast kur nuk mund të trajtohet për ndonjë shërbim që nuk e kemi ne në Kosovë, por janë shumë raste të rralla ”, tha Bislimi.

Ndërsa në Ditën Botërore të Kancerit  kryeinfermierja në Onkologji Drita Berisha tha se  përkujdesja nga stafi nuk iu mungon pacientëve.

Berisha: Sfidë mbetet mungesa e barit për shërim?

“Mungesa e barit, nganjëherë që na mungojnë barnat përveç që na pengojnë neve si staf, i pengon edhe pacientët. Sepse ata detyrohen t’i  blejnë dhe është një kosto shumë e madhe për pacientin. Por, shpresojmë që në të ardhme shumë të shkurtër sistemi shëndetësor kanë me u marr me këta pacientë dhe këto barëra”,tha Berisha.

Onkologja Dafina Ademi-Islami deklaroi se një e treta e kancerëve mund të parandalohet nëse ndryshohet stili i jetës.

Kjo sipas saj bëhet duke konsumuar  ushqim të shëndetshëm, moskonsumi  të duhanit dhe alkoolit si dhe aktivitetet tjera fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat