Polici plagos ish bashkëshorten

Lajme

Polici plagos ish bashkëshorten

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 22:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 10 në rrugën Xhavit Ahmeti në Prishtinë, një femër me inicialet B. C. u plagos nga një mashkull me inicialet A.G.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe ekipet e forenzikës për hetime të mëtutjeshme.

Kontakti me zëdhënësit policor ishte i pamundur gjatë gjithë ditës, ndërsa mësohet se i dyshuari ishte edhe vetë pjesëtar i këtij shërbimi.

Ndërsa e plagosura menjëherë u dërgua në emergjencë në Qendrën kryesore spitalore të vendit.

E familjarët e të plagosurës nuk pranuan të flasin, por prapa kamerës kanë bërë me dije se vajza kishte probleme edhe më herët me të dyshuarin që ishte bashkëshorti i saj. Andaj, për shkak të telasheve me të, ishte ndarë nga ai rreth 6 muaj më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat